Autori mbron privatësinë e të gjithë vizitorëve të aplikacionit Nutricia for healthcare professionals dhe mbron
të dhënat personale të vizitorëve. Ju lutemi lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë për të kuptuar se si i
përdorim dhe i mbrojmë informacionet që na ofroni.

Informacionet që pranojmë nga ju

Meqenëse aplikacioni është menduar për përdorim nga profesionistë dhe nuk është i disponueshëm për
publikun e gjerë, si dhe përmban informacion dhe këshilla për përdorimin e produkteve të destinuara për
profesionistë – profesionistë të shëndetit, është e nevojshme të regjistroheni dhe kështu të keni kyçje në
përmbajtjen e Aplikacionit.
Të gjitha informacionet – nga emri i domain-it te të dhënat e kërkuara për regjistrim (emri dhe mbiemri, adresa
e postës elektronike dhe telefoni opsional i kontaktit) kanë qëllim vetëm për qëllimin e përdorimit të
përmbajtjes së aplikacionit.
Ne kurrë nuk do t’u kërkojmë përdoruesve informacione shtesë që nuk është i nevojshëm dhe nuk tregon
përdorimin e drejtpërdrejtë të aplikacionit.
Ne mbledhim informacionin e nevojshëm përmes përdorimit të formularëve në internet dhe çdo herë që na
dërgoni informacionin tuaj me email. Informacioni që marrim nga ju mund të përfshijë emrin tuaj, numrin e
telefonit dhe adresën e postës elektronike.


Përdorimi i informacioneve të mbledhura

Ne nuk përdorim informacione në lidhje me emrat e domain-eve, adresat e postës elektronike ose ndonjë
informacion tjetër që hasim për t’ju identifikuar personalisht, por për të mundësuar hyrjen tuaj në
informacione mbi aplikacionin bazuar në këtë dhe informacione të tjera. Në rast se ne kërkojmë informacione
të tjera personale nga ju, ne do të kërkojmë miratimin tuaj shtesë, për t’ju informuar në lidhje me procesin e
mbledhjes së informacionit dhe mënyrën se si do t’i përdorim ato. Informacionin që na ofroni ose që kemi
qasje përmes këtij aplikacioni, ne nuk kemi të drejtë ti ndajmë ose ta përdorim për ndonjë qëllim tjetër
përveçse të lejojmë qasje të papenguar në aplikacion. Në rast se ndërroni mendje dhe nuk dëshironi të
vazhdoni të përdorni aplikacionin, ne marrim përsipër të zgjedhim të dhënat tuaja dhe të mos i përdorim ato.


Zbulimi i informacioneve

Informacionet që na ofroni neve ruhen në serverin tonë dhe mund të aksesohet nga bashkëpunëtorët tanë të
autorizuar, dhe në rastin e porosive speciale – agjencitë qeveritare. Ne gjithashtu mund t’u kalojmë
informacione rreth përdorimit të aplikacionit tonë palëve të treta, por kjo nuk do të përfshijë informacione në
bazë të të cilave ju mund të identifikoheni. Në qoftë se nuk kërkohet nga ligji, ne në asnjë mënyrë nuk do ta
vëmë në dispozicion ose shpërndajmë informacionet për ju që na e siguroni pa miratimin tuaj paraprak.
Përdoruesit e mitur
Meqenëse aplikacioni është menduar ekskluzivisht për profesionistë – profesionistë të shëndetit, të miturve
nuk u lejohet hyrja.